BR-TPG31I3A

T PRO A+++

a+++ a+++ r32

Karakteristikat kyçe

  • Performon në:+60°C deri në -30°C
  • Qarkullimi i ajrit:
  • Njësia e brenshme:
  • Njësia e jashtme:

Përcakto modelin

Seria BrunoAir T-Pro ofron performancë të jashtëzakonshme ftohjeje dhe ngrohje të kombinuar me efikasitet të lartë energjie të klasifikuar me A+++. T Pro ka të integruar sisteme të avancuara filtrimi për ajër më të pastër, kontroll të zgjuar të temperaturës për rehati të vazhdueshme dhe menaxhim nga distanca përmes integrimit intuitiv të aplikacioneve. Dizajnuar për ambiente rezidencial dhe komercial, seria T-Pro siguron një balancë midis performancës dhe qëndrueshmërisë, duke përmirësuar ambientet e brendshme me teknologji moderne.

Freskimi pa frymë të ashpër

Përjetoni freskim më të rehatshëm me modalitetin Gentle Breeze – Flladi, 1,422 mikro-vrima të vendosur në fletëzat me formë S mundësojnë një rrjedhë të lehtë të ajrit. Shmangni frymën e ashpër dhe të drejtpërdrejtë të ftohtë - dhe përjetoni një freskim të jashtëzakonshëm

Inxhinieri Inovative

Më shumë se një mijë mikro-vrima të vendosur në mënyrë të përkryer me diametër 2-3 mm janë rreshtuar në fletëzat me formë S, për të shpërndarë ajrin në mënyrë dhe drejtime më të gjera në të gjithë dhomën.

Freskimi në Stil Natyror

Edhe Lule Dandelion mbetet në formën e vetë pa I rënë asnjë nga puplat me modalitetin Gentle Breeze - Flladit. Shijoni një erë më të butë nga kondicioneri, ashtu siç e ka menduar natyra.

Komforti i Flladit për Të Gjithë

Modaliteti Gentle Breeze – Flladi është inovuar për të gjithë ju. Ndjehuni komfort në një niveli më të lartë që ju ndihmon të punoni, pushoni dhe luani në shtëpi, me një përvojë superiore.

Kontroll i zgjuar në çdo kohë dhe kudo

Shijoni kontrollin 24/7 përmes aplikacionit Bruno Home për pajisjet inteligjente. Operoni në distancë funksionet nëpërmjet aplikacionit ose kontrolloni nëpërmjet komandave të thjeshta përmes zërit.

Inovacioni CleanXpress

CleanXpress ndihmon në mbajtjen e ajrit në dhomën tuaj më të freskët. I ndërtuar për t'ju kujtuar kur është koha për të pastruar dhe për të lehtësuar procesin e pastrimit e kondicionerit tuaj si kurrë më parë.

Pastrimi i Ajrit në 4 Hapa

Jonet e oksiduar shpërndahen në ajër, duke u përplasur me bakteret dhe viruset. Përjetoni një performancë të qetë, e cila është provuar klinikisht për të de-aktivizuar strukturat proteinike dhe për të neutralizuar toksinat në ajër.

Sterilizimi Pro me UVC

Drita ultraviolet ofron performancë të shkëlqyer në luftimin e toksinave. Një procedurë e certifikuar e pastrimit shkatërron ADN-në/ARN-në e viruseve dhe baktereve - duke ofruar ajër të sterilizuar, pa efekte negative anësore.

Estetika Moderne

E ndërtuar për t’u përshtatur perfekt me çdo dhomës.

Pastrim dhe mirëmbajtje e lehtë


Një dizajn intuitiv i pastrimit e bën më të lehtë ndarjen dhe ribashkimin e 4 komponentë kryesorë si Filtrit, fletëzave, pllakës dhe mbuleses që çmontohen lehtësisht për pastrim manual.

Deri në 60% Kursim Energjie


Kurseni para dhe përjetoni efikasitetin energjetik me Smart Inverter. Me deri në 60% kursim energjie, Smart Inverter ndihmon në arritjen e temperaturës së dëshiruar më shpejt, duke ftohur spiralet në 18℃ për 30 sekonda, apo duke i ngrohur deri në 40℃ në 60 sekonda dhe duke mbajtur temperaturën stabile brenda ±1℃.

Freskimi në Stil Dushi


Rrjedha e ajrit e drejtuar lart krijon një freskim që bie poshtë nga tavani, duke ofruar një përvojë të ftohjes të të gjithe ambientit.

Ngrohja


Rrjedha e ngrohtë e ajrit dhe e optimizuar për lagështi, rrjedh në mënyrë të barabartë nga dyshemeja lart.

60℃ Freski


Qëndroni të freskët pavarësisht temperaturave nga jashtë. Një e-box i ftohur me ajër siguron ftohje të vazhdueshme edhe në rast që temperaturat e jashtme arrijnë deri në 60℃ dhe 100% kapacitete ftohëse në ambiente të ndryshme me temperaturë deri në 50℃.

Manuali i përdorimit

Përmban
  • Specifikat e plota mekanike të pajisjes
  • Dimensionet, funksionaliteti, bllok diagramet, kushtet e funksionimit
  • Parametrat elektrikë dhe konsumi i energjisë së performancës, etj.